Aeroplani i Nancy Pelosit ishte më i ndjekuri në histori

03 gusht 2022 | 12:02

Nga momenti kur është nisur nga Kuala Lumpur në orën 15:42, “SPAR19” me të cilin udhëtonte Nancy Pelosi ka qenë fluturimi më i ndjekur në “Flightradar24”. Kjo ueb-faqe përcjell lëvizjet e aeroplanëve nëpër tërë botën.

Në kohën kur ajo ka ateruar në Taipei, “SPAR19” ishte përcjellë nga 708 mijë njerëz në mbarë botën, që e bën fluturimin më të ndjekur “live” në histori të “Flightradar24”.

E raportimet e mediave botërore tregojnë se kryetarja e Kongresit amerikan, Nancy Pelosi ishte në aeroplanin që po udhëtonte drejt Tajvanit.

Një video e “Reuters”-it në Taipei ka konfirmuar se Pelosi ishte vërtetë në atë aeroplan.

Duke fluturuar përmes Indonezisë, mbi 200 mijë njerëz e kishin përcjell fluturimin dhe numri i tyre kishte filluar të rritet derisa po i afrohej Tajvanit.

Me të zbritur në Taipei, fluturimin e kanë ndjekur 708 mijë njerëz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Irlanda e Veriut i ka nxjerr në shitje biletat për…