Aeroporti i Kukësit emërtohet ”Zayed”

12 prill 2021 | 17:55

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed-Flatrat e veriut” është thuajse gati. Të dielën e 18 Prillit, një avion me pasagjerë pritet të jetë i pari që do të zbresë në pistë. Do të jetë një linjë direkte nga Londra. Për fluturimet e rregullta do të pritet muaji Maj. Në kantierin gjigant prej 100 hektarësh, gjithçka po merr formë.

Nga kulla e vrojtimit mund të dallohet pista prej 2.2 kilometrash. Drejt fundit janë punimet edhe në parkimin e avionëve.

Me të njëjtin ritëm punohet edhe brenda godinës së terminalit e cila zë një faqe prej 3500 m2. Terminali do të ketë edhe një zonë muzeale në përkujtim të luftës së Kosovës, e cila ishte edhe pikënisja e këtij aeroporti, si dhuratë e Emirateve të Bashkuara për të pritur ndihmat për refugjatët. Aeroporti i Kukësit do të mundësojë fluturime me kosto të ulët, ndaj vijojnë bisedimet me kompanitë ajrore.

Drejtuesit e cilësojnë Aeroportin e Kukësit si një pikë strategjike edhe për vendet e rajonit, me një kapacitet pritës prej 500 mijë pasagjerësh në vit. Kostoja e investimeve arrin shifrën e 21 milionë eurove.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PSG-ja po përgatitet që ta “blindojë” Neymarin, por “L’Equipe” raporton…