Aeroporti i Shën Petersburgut u mbyll pas përgjimit të një droni në afërsi

10 mars 2024 | 22:51

Pesë avionë u devijuan drejt aeroporteve alternative gjatë mbylljes së përkohshme të aeroportit Shën Petersburg-Pulkovo.

Këtë e ka bërë të ditur agjencia «Ria Novosti», duke rilançuar një shënim nga kompania që menaxhon aeroportin Pulkovo.

Më parë, Agjencia Federale Ruse e Transportit Ajror kishte njoftuar se ishin vendosur kufizime në aeroportin Pulkovo për të garantuar sigurinë e fluturimeve civile.

Kufizimet u hoqën një orë e 20 minuta pasi u vendosën.

Sipas Baza, një media ruse e afërt me shërbimet speciale, mbyllja e aeroportit për mbërritje dhe nisje u vendos për shkak të një zjarri të madh në periferi të Shën Petersburgut.

Sipas Rbc Ukraine, zjarri u përhap në një hangar pranë aeroportit, ku një sipërfaqe prej 1 mijë metrash katrorë mori flakë. Dy persona kanë mbetur të plagosur, por shkaku i zjarrit nuk bëhet i ditur.

Ndërkohë forcat ruse të mbrojtjes ajrore neutralizuan sot pasdite një dron që po fluturonte mbi rajonin e Leningradit, brenda të cilit ndodhet qyteti i Shën Petersburgut.

Këtë e bën të ditur agjencia ruse «Ria Novosti», duke saktësuar se droni po fluturonte mbi qiell mbi qytetin e Fornosovo, në lagjen Tosnensky, rreth 60 kilometra nga Shën Petersburg.

Guvernatori i rajonit, Aleksandr Drozdenko, saktësoi se nuk kishte viktima apo dëme.

“Stacionet e vëzhgimit në zonë identifikuan një dron dhe u vendos regjimi i mbylljes së hapësirës ajrore. Forcat e mbrojtjes ajrore shkatërruan objektin në zonën e fshatit Fornosovo, rrethi Tosnensky”, shkroi Drozdenko në kanalin e tij Telegram.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, përmes një postimi në Facebook…