Aeroporti konfirmon se kryeministri nuk mundi të aterojë në Prishtinë

27 shkurt 2018 | 20:30

Për shkak të kushteve të vështira atmosferike kryeministri Ramush Haradinaj dhe ekipi i tij nuk ka mundur të aterojë sot pasdite në Prishtinë.  Aeroporti i Prishtinës ka treguar se deri tash janë anuluar tri fluturime, dy ardhje një shkuarje.

“Mund të konfirmojë se për shkak të kushteve të vështira atmosferike nuk janë realizuar këto fluturime. Njëri nga aderimet e parapara ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Por, aterrimi ka dështuar dhe avioni ka shkuar në Sofje. Të tjerat do të behën edhe në Shkup”, ka thënë zëdhënësja e ANP-së, Valentina Gara për “Express”.

Ajo ka treguar se deri në orën 24 janë të parapara disa aderime të ndryshme.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Fatmir Sheholli ka thënë se është i bindur…