ANP “Adem Jashari”, storie e suksesit në Amadeus IT Conference 2019

30 tetor 2019 | 11:36

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ishte ftuar nga Amadeus për të prezantuar sukseset e kompanisë, procesin e privatizimit deri të rritja enorme e numrit të udhëtarëve dhe fluturimeve si dhe planet në të ardhmen.

Prezantimi i ANP “Adem Jashari” ishte ndryshimi i sistemit në Amadeus me temën “Duke ecur përpara në udhëtimin tonë të transformimit”. Këto suksese u shpalosen para shumë përfaqësuesve të lartë të fushës së aviacionit nëpër botë, duke diskutuar për zgjerimin e perspektivave drejt ndryshimit pozitiv gjithmonë duke pasur në fokus rritjen e kualitetit të shërbimeve ndaj klientëve.

Shefi ekzekutiv i Operimeve, Gokmen Aritay, në konferencën e organizuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Mynhenit ka theksuar: “Lëvizja në platformën Amadeus ose Altea na lejon neve që të ngritim nivelin e kënaqshmërisë dhe eksperiencës së udhëtarëve në baza ditore. Për më shumë duke kaluar në Altea BRS (sistemi i pranimit të bagazheve) ne jemi bërë si njëri ndër aeroportet e para që ofron shërbimin e IATA Res 753 që rekomandohet nga Asociacioni Ndërkombëtar i Transportit Ajror”.

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës vazhdon të ketë rritje të numrit të udhëtarëve duke shënuar kështu një rritje prej 11 për qind në numër udhëtarësh dhe 13.09 për qind në numër fluturimesh.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri britanik Tyson Fury, ish-kampion bote në peshën e rëndë,…