Aeroporti në jug të Kievit goditet nga raketat

12 mars 2022 | 12:13

Një aeroport ushtarak në jug të Kievit është qëlluar nga raketat ruse, të cilat duket se nuk kanë për t’u ndalur.

Ndërkaq reagimi i kryebashkiakut të Vasylkiv konfirmoi se ky sulm shkatërroi pistën dhe një depo karburanti. Ai gjithashtu shtoi se ky sulm shkaktoi shpërthime në një dyqan municionesh.

Në rrjetet sociale është postuar një video e cila tregon tym të zi të dendur që del nga fusha ajrore.

Diku tjetër në Ukrainë, qyteti verior i rrethuar i Chernihiv ka parë dhe përjetuar bombardime intensive. Në qytet mungon furnizimi me ujë dhe disa pjesë të tijë kanë edhe mungesë të energjisë elektrike.

Edhe porti jugor i Mykolaiv ka parë gjithashtu bombardime të mëtejshme. Një spital i cili profilizohej në kurimin e kancerit është goditur gjithashtu. Megjithatë nga raportimet fillestare nuk flitet për një dëmtim të rëndë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian dhe Pete Davidson kanë bërë lidhjen e tyre…