Pas divorcit me Kanye, Kim zyrtarizon lidhjen e re

12 mars 2022 | 12:06

Kim Kardashian dhe Pete Davidson kanë bërë lidhjen e tyre zyrtare në Instagram. Ishte Kardashian e cila ndau disa foto në rrjetin social, dy prej të cilave ishin me partnerin e saj të ri 28 vjeçar. Ky veprim i Kimit vjen pak ditë pasi u divorcua zyrtarisht nga Kanye West.

Themeluesja e “SKIMS” dhe komediani u bënë kryefjalë e mediave të huaja në Tetor të vitit të kaluar pasi shkëmbyen një puthje në Saturday Night Live. Gjatë episodit, dyshja luajtën çiftin ikonik të Disney-t, Jasmine dhe Aladdin.

Më vonë atë muaj, ata ndezën thashethemet për një lidhje kur u fotografuan të kapur për dore në Buena Park, Kaliforni.

Ata konfirmuan më pas lidhjen ndërsa shijuan disa ditë pushime së bashku në Bahamas në fillim të vitit të ri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Einxhel Shkira foli sot për ditët jashtë shtëpisë së Big…