Afër marrëveshja LDK – AAK në Prishtinë, por a do të arrihet shumica?

20 shkurt 2024 | 17:16

Pak ditë pasi u prish marrëveshja me PDK-në në Prishtinë, Përparim Rama është afër të bëhet me një aleat të ri në kryeqytet.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se bisedimet me AAK-në janë në rrugën e duhur dhe së shpejti pritet marrëveshja konkrete.

Madje sipas këtyre burimeve, gjatë javës pritet edhe kurorëzimi i këtij koalicioni në të cilën AAK pritet të marr drejtori dhe ndërmarrje publike për të cilat ende ka diskutime se si do të ndahen.

Me marrëveshjen me AAK-në, Përparim Rama do të afroi numrat në asamblenë e kryeqytetit për të kaluar projektet e nevojshme.

Në marrëveshje pritet të futet edhe një asamblist i Nismës.

AAK ka pesë asamblist në kryeqytet, ndërsa Nisma një e LDK-ja ka 14 asamblist.

Dihet se në komunën e Prishtinës janë gjithsej 51 asamblist, ndërsa për të bërë shumicën e asambleistëve koalicioni LDK-AAK, është e vështirë të bëj shumicën për shkak të numrit të vogël.

Vetëm LVV-ja dhe PDK-ja, kanë 27 asambleist.

Në Komunën e Prishtinës Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të marrë 17 asamblistë, e pasuar nga LDK me 14, PDK 10, AAK 5, AKR 3, LB 1 DHE Nisma Socialdemokrate 1 asamblistë.

VV-ja i ka 17 asamblist,

PDK-ja, i ka 10 asamblist,

LDK-ja, 14 asamblist

AKR-ja, 3 asamblist

AAK-ja, 5 asamblist

Nisma Socialdemokrate, 1 asamblist dhe

Lëvizja për Bashkim, 1 asamblist.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Siguria sekrete ruse FSB e presidentit Vladimir Putin raportohet se…