Afër marrëveshjes për bashkëqeverisje

01 shkurt 2020 | 17:06

Dy ditë para mbajtjes së seancës për votimin e qeverisë, Vetëvendosje dhe LDK-ja janë shumë afër arritjes së marrëveshjes.

Burime nga të dyja partitë i kanë thënë gazetës “Epoka e re”, se ka pasur lëvizje domethënëse drejt finalizimit të marrëveshjes.

Gjithashtu, mësohet se të dyja partitë planifikojnë që më së largu nesër ta zyrtarizojnë marrëveshjen.

Sipas kësaj marrëveshje, Glauk Konjufca do ta lë postin e kryetarit të Kuvendit për të marrë një post ministri, ndërkaq LDK-ja të udhëheq me Kuvendin.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Feronikeli ka barazuar pa gola në miqësoren ndaj FC…