Afganët në Shqipëri, akomodohen në hotelet e Shëngjinit

30 gusht 2021 | 11:06

Afganet e mbërritur mbrëmë janë akomoduar ne hotelet Shëngjinit.  Janë 111 refugjate që aktualisht ndodhen ne hotele dhe priten të vinë të tjerë.

Grupi i fundit me 150 refugjatë mbërriti në vendin tonë mëngjesin e sotëm. Avioni  nga Abu Dabi u ul në Rinas në orën 05:00.

Në total janë 607 qytetarë afganë të ardhur në Shqipëri 4 ditët e fundit, pasi kanë lënë vendin e tyre, ndërkohë që talebanët rimorën pushtetin pas 20 vitesh.

Qytetarët afganë janë akomoduar gjithashtu në hotele në Durrës dhe në “Qyteti Studenti” në Tiranë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Bashkimi Evropian (BE), nga sot, pritet të vendosë kufizime në…