Afganistan, disa të vdekur pas shpërthimit të fuqishëm pranë shkollës së mesme

12 nëntor 2018 | 11:49

Viktima të shumtë dyshohen pas një shpërthimi të fuqishëm që tronditi Kabulin këtë të hënë, shumë pranë një turme prej dhjetëra vetësh që po protestonin pikërisht kundër sulmeve të talebanëve ndaj grupit minoritar të etnisë Hazara.

Shpërthimi ka ndodhur përpara një shkolle të mesme në zonën qendrore të kryeqytetit afgan, sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Brendshme të Afganistanit.

Një foto e publikuar në aplikacionin popullor të mesazheve, “WhatsApp”, tregon disa trupa të shtrirë përtokë.

“Ishte një shpërthim i fuqishëm pranë shkollës së mesme Istiqlal, shumë pranë vendit ku ishin mbledhur demonstruesit”, ka deklaruar një dëshmitar për agjencinë e lajmeve “AFP”.

Një oficer policie në vendngjarje ka deklaruar se mundej të shihte të paktën 10-15 trupa të shtrirë në tokë, sikurse edhe copëza trupash më tej. “Vështirë të kuptohet vetëm me shikim nëse ishte një sulm kamikaz apo një shpërthim bombe”, thënë  ai për “AFP”-në, me kushtin që t’i ruhej anonimati.

Qindra protestues, përfshi studentë, kishin zbritur në rrugët e Kabulit për të kërkuar dërgimin e përforcimeve me trupa ushtarake në qarqet e dominuara nga minoriteti pakicë Hazara, në provincën Ghazni, që ishte kthyer në epiqendër të sulmeve të talebanëve./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dija, inovacioni dhe ndërmarrësia janë vet dinjiteti i njeriut në…