Afrim Osmanaj zgjidhet kryetar i Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani, ndërsa Shqiptar Gubetini nënkryetar

16 maj 2026 | 17:28

Sot, në Ludwigsburg të Stuttgartit, me fillim nga ora 14:00, është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani (FFSHGJ). Në këtë proces zgjedhor morën pjesë 93 delegatë nga klubet shqiptare në Gjermani, të cilët votuan për zgjedhjen e kryetarit të ri të federatës. Pas votimit, me shumicë votash, kryetar u zgjodh Afrim Osmanaj, ndërsa nënkryetar u zgjodh Shqiptar Gubetini. Në garë për kreun e ri të FFSHGJ-së ishin tre kandidatë: Afrim Osmanaj, Arben Kelmendi dhe Bujar Neziri. Në punimet e kuvendit ishin të pranishëm edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, anëtari i KE-së së FFK-së nga diaspora, Enver Muzliukaj, si dhe kryetari i Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, Feti Demolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka…