Afro 800 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

16 tetor 2021 | 08:47

Gjatë javëve të fundit është shënuar një rënie e madhe e rasteve me Covid-19 në Kosovë. Si pasojë ka rënë edhe numri i rasteve aktive në nivel vendi.

Sipas raportit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve aktive aktualisht është 786.

Po ashtu edhe numri i viktimave pothuajse ka rënë në zero.

Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët e Kosovës të dielën do t'u drejtohen kutive të…