Agim Aliu: Shumë shpejt afro 200 parkingje për vetura në zemër të Ferizajt

20 shtator 2021 | 22:13

Kryetari i Ferizajt, njëherësh edhe kandidat për një mandat të ri, Agim Aliu, ka bërë me dije se shumë shpejt do të jenë gati

afro 200 parkingje për vetura në zemër të Ferizajt.

“Afro 200 vendparkingje për vetura, së shpejti do të mund të shfrytëzohen nga ferizajasit, nën kurrizin e shëtitores së nënkalimit kryesor “Bashkimi i Qytetit”, të cilat padyshim do ta shkarkojnë ngarkesën e qarkullimit rrugor e heqin përfundimisht brengën e ferizajasve apo vizitorëve të Ferizajt, për ta lënë në parking të sigurt, veturën e tyre”, ka shkruar Aliu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara nga fillimi i nëntorit do të lejojnë…