Agim Shahini rizgjedhet kryetar i AKB-së

30 nëntor 2022 | 21:43

Sot është mbajtur Kuvendi i VIII zgjedhor i Aleancës Kosovare të Bizneseve.

Në këtë kuvend është rizgjedh për një mandat katër vjeçar, kryetari aktual, Agim Shahini si dhe nëntē anëtar të Bordit Drejtues me këtë përbërje: Ahmet Kuqi, Arianit Koci, Xhevdet Rexhepi, Shkëlzen Jusaj, Suat Berisha, Gani Ferizi, Aziz Tafaj dhe Isak Tusha.

Kështë është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Aleanca Kosovare e  Bizneseve.

Njoftimi i plotë i AKB-së:

Mbahet Kuvendi i VIII i AKB-ës

Është mbajtur Kuvendi i VIII zgjedhor i Aleancës Kosovare të Bizneseve ku Agim Shahini është rizgjedhur Kryetar i AKB-ës.

Nga 163 delegatë të Kuvendit prezent ishin 153, ku votuan kryetarin edhe për një mandatë 4 vjeçarë dhe zgjedhën Bordin drejtues të AKB-ës prej 9 antarëve: Ahmet Kuqi, Arianit Koci, Xhevdet Rexhepi, Shkëlzen Jusaj, Suat Berisha, Gani Ferizi, Aziz Tafaj dhe Isak Tusha.

Kryetari dhe Bordi janë zgjedhur për mandatin 2022- 2026.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për vrasjen e…