Agim Veliu: Me Vjosa Osmanin na bashkon LDK-ja

26 gusht 2019 | 14:35

Kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka thënë se me Vjosa Osmanin i bashkon Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Ai këto komente i ka bërë pak para se të hyjë në selinë qendrore të LDK-së ku po mbahet mbledhja e Kryesisë për caktimin e kandidatit për kryeministër të Kosovës nga radhët e kësaj partie.

Veliu ka thëën se beson se është më mirë që ky subjekt politik të shkojë i vetëm në zgjedhje në mënyrë që të matet fuqia karshi partive tjera.

“Sot do të diskutohet në bazë të rendit të ditës. Sigurisht do të diskutojmë dhe besojmë që LDK-ja së shpejti do ta ketë vendimin. Do të diskutohet edhe për koalicionet e mundshme dhe për mandatarin. Mua dhe Vjosa Osmanin na bashkon LDK-ja”.

“Jo mosprezenca ime nuk ka qenë shenjë pakënaqësie. Unë personalisht jam që LDK të garojë e vetme dhe ta shohim fuqinë tonë pas zgjedhjeve. Nuk e di kush janë kandidatët potencialë për Kryeministër të vendit”, ka thënë Veliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden,…