Agim Veliu: Oferta e fundit e LV-së nuk është diçka serioze

14 janar 2020 | 16:16

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka folur për ofertën e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje drejtuar partisë së tij LDK-së.

Veliu në një prononcim për ‘Telegrafin’, ka thënë se në këtë ofertë nuk ka diçka të re dhe serioze që do të mund ta zgjidhte situatën drejt një marrëveshje përfundimtare.

“Unë po flas personalisht nuk është diçka serioze. Jemi duke e shqyrtuar për mundësi të reja,  megjithatë nuk ka diçka të re. Nuk ka diçka serioze aty që mund të na nxjerrë prej situatës”, tha Veliu.

Megjithatë sipas tij, kjo ofertë duhet të shqyrtohet brenda organeve të LDK-së.

“Duhet ta shqyrtojmë me organet e LDK-së edhe besoj se do të bisedojmë për parime të marrëveshjes, nuk e di çfarë kemi të shqyrtojmë në këtë ofertë”, u shpreh Veliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një prift brazilian që po jepte predikimet e tij në…