Agjenda e delegacionit të Kosovës në OKB, afirmimi i shtetësisë

24 shtator 2018 | 17:56

Delegacioni zyrtar i Republikës së Kosovës, i përbërë nga presidenti Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli tashmë gjenden në Nju Jork, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Siç ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme, delegacioni i Kosovës do të ketë dhjetëra takime me homologë nga të katër anët e globit.

“Objektivat kryesorë të kësaj agjende janë afirmimi i shtetësisë së Kosovës, anëtarësimi në organizata të ndryshme ndërkombëtare, forcimi i marrëdhënieve dypalëshe politike, ekonomike, etj, vendosja e marrëdhënieve diplomatike me vende të caktuara dhe njohje të reja. Agjenda shtetërore e Kosovës filloi sot me takimin me kryeministrin e Samoas Malielegaoi dhe do të vijojë me takime të tjera”, është thënë në njoftimin e MPJ-së.

Punimet e sesionit të 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB së, janë duke u ndjekur me vëmendje të madhe nga mediet botërore, për shkak të pranisë të shefave të shteteve më të fuqishme të botës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PAOK-Aris nuk është kurrsesi një ndeshje dosido. Në Greqi, por…