Agjenda e Kuvendit të LDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri
14 mars 2021
| 09:38
Sot do të mbahet Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës për ta zgjedhur kryetarin e ri, pas dorëheqjes së Isa Mustafës një ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme.
Ky subjekt politik tashmë ka publikuar agjendën me pikat e rendit të ditës.
Kuvendi do t’i nisë punimet nga ora 10:00, ku do të jenë të mbledhur 355 delegatët e LDK-së për ta zgjedhur të parin e partisë.
Në garë për këtë pozitë janë katër kandidatë: Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku, Anton Quni dhe Besian Mustafa.




