Agjenti i Balet mohon largimin nga Reali

10 prill 2018 | 14:53

Agjenti i Gareth Balet ka thënë se nuk ekziston mundësia që ylli uellsian të largohet nga Real Madridi këtë verë.

Sulmuesi është i lidhur me kalim te disa skuadra të Premier Ligës, por agjenti i tij Jonathan Barnett ka mohuar spekulimet.

“Gareth është lojtar i Realit dhe e do Real Madridin, por edhe Reali e do lojtarin. Të gjitha këto raportimet për largim të tij shkruhen nga gazetarë që s’kanë idenë se ç’po ndodh ose kujt i duhet të shkruajë diçka dhe nuk i intereson se a është e vërtetë apo jo”, ka thënë ai për “ESPN”.

Bale ka shënuar 14 gola në 31 paraqitje për Realin këtë sezon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim…