Agjenti i Eriksenit flet për të ardhmen e danezit

03 dhjetor 2021 | 11:25

Mesfushori i Interit, Christian Eriksen dje ka nisur stërvitjet me skuadrën e Odenses në Danimarkë.

Pasi ka pësuar atak kardiak në Kampionatin Evropian, më në fund Eriksen është rikthyer në stërvitje.

Pas incidentit në “Euro 2020”, mesfushorit i është shtuar një defribilator në zemër.

Rregullat në Serie A nënkuptojnë se një lojtar me këtë implant nuk lejohet të luajë në futbollin profesionist.

Në një intervistë, agjenti i Eriksenit ka folur për të ardhmen e klientit të tij.

“Ashtu si çdo person që ka përjetuar atë që ka Christian, ai po punon për shërimin e tij. Atij i pëlqen ta bëjë këtë në mjedisin e tij në Milano ose kur është në Danimarkë, privatisht, në vendin e tij të lindjes. Herë pas here, kur ai është një kohë në Danimarkë dhe kur i pëlqen, ai mund të stërvitet me Odensen. Ky është një gjest i madh i ish-klubit të tij. Chris ka një karakter pozitiv, optimist dhe energjik, por nuk është ende momenti për të folur për futbollin. Vetëm Kristiani do të vendosë nëse dhe kur do të vijë ky moment”, ka thënë ai.

29-vjeçari, ka kontratë me Interin deri në qershor të vitit 2024, ndërsa mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës(ShSKUK) ka njoftuar se…