AGK: E rrezikshme dhe e papranueshme gjuha e shefit të stafit të presidentes

30 mars 2023 | 14:52

Jo për herë të parë, Blerim Vela – shef i stafit të presidentes së Kosovë, Vjosa Osmani, ka sulmuar mediet e Kosovës, pas raportimeve për një vendim të pritshëm të Gjykatës Kushtetuese për deputetë të minoriteteve në Kuvendin e Kosovës, që si zinxhir mund të vë në pikëpyetje zgjedhjen e Presidentes.

“Vela në një postim skandaloz në Twitter, thotë se raportimet e medieve të Kosovës ‘janë pjesë e luftës speciale të realizuar sipas skemës së përgatitur nga Beogradi dhe të realizuar përmes kriminelëve të veriut dhe sekserëve të tyre, të cilët ndodhën në listën e zezë të ShBA-së’. Kjo është një gjuhë e papranueshme dhe shumë e rrezikshme që rëndon ambientin e punës së gazetarëve në Kosovë. Për më tepër është vazhdimësi e sulmeve të z. Vela ndaj medieve”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Teksa merr pjesë në Samitin e Demokracisë, AGK-ja i bën thirrje të përsëritur presidentes Vjosa Osmani që përfundimisht të ndalojë sulmet ndaj medieve nga kabineti i saj, e që shërbejnë si presion direkt në punën e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kolegji Ndërkombëtar Universum (UNI) dhe Universiteti Shtetëror i Arizonës (ASU)…