
AGK-ja fillon trajnimet “Zhvillimi i prezencës së medieve lokale në mediet sociale”
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, mbështetur nga OSCE Mission in Kosovo, ka filluar ciklin e trajnimeve në mediet lokale për përdorimin më efikas të rrjeteve sociale dhe marketingun digjital.
Trajnimet e para janë mbajtur në qytetin e Gjakovës tek Prosperiteti Channel dhe TV SYRI VISION, nga ekipi i kompanisë së marketingut digjital Growzillas.
Redaksitë e këtyre medieve janë trajnuar rreth rrjeteve sociale, menaxhimit të përmbajtjes së publikuar dhe reklamave. Ata gjithashtu kanë praktikuar krijimin e Meta Business Manager, zhvillimin e kampanjave, përdorimin e Facebook Page Insights, LinkedIn Insights, Google Analytics, Facebook Pixel, si dhe përdorimin e platformës online Canva.
Trajnimet për zhvillimin e kapaciteteve rreth medieve sociale do të vazhdojnë të mbahen javëve në vazhdim edhe tek mediet lokale të qyteteve tjera në vend.