FSK-ja niset për pjesëmarrje në Stërvitjen ndërkombëtare “EFES 2022”

20 maj 2022 | 10:57

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë me dije se FSK-ja është nisur për pjesëmarrje në Stërvitjen ndërkombëtare “EFES 2022”.

“Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Republikën e Turqisë, një kontigjent yni udhëtoi për në Izmir të Republikës së Turqisë për të marrë pjesë në ushtrimin fushor ‘EFES 2022’ së bashku me 35 shtete pjesëmarrëse nga mbarë bota”.

“Ushtrimi ka për qëllimi demonstrimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të forcave pjesëmarrëse të shteteve të ndryshme, të koordinuara dhe harmonizuara për misione të përbashkëta paqësore dhe ndërveprueshmërinë në mes tyre”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nisma Socialdemokrate përmes një komunikate për media përkrah kërkesat dhe…