Nisma Socialdemokrate përkrah kërkesat dhe veprimet sindikale të SBASHK-ut

20 maj 2022 | 10:49

Nisma Socialdemokrate përmes një komunikate për media përkrah kërkesat dhe veprimet sindikale të SBASHK-ut.

“Kjo kategori ka dhënë kontribut të madh për arsim dhe shtetndërtim në kohët më të vështira dhe se gjendja ekononomike e tyre po përkeqësohet përshkak të mungesës së veprimeve të mirëfillta qeveritare”.

“Nisma Socialdemokrate kërkon nga Qeveria e Kosovës që të ulet të bisedojë me udhëheqjen sindikale që të shqyrtoj kërkesat e drejta të arsimtarëve dhe të ndal kërcënimet dhe shantazhet ndaj sindikalistëve”, është thënë në komunikatën e Nismës.

Ky subjekt politik që drejtohet nga Fatmir Limaj ka theksuar se mësimdhënësit e të gjitha niveleve të arsimit duhet të kenë jetë të dinjitetshme, sepse duhet çmuar kobtributi i madh për çështjen e arsimit dhe asaj kombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të punësuarit në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës…