AGK-ja për raportin e ‘Freedom House’: Qeveria e angazhuar në fushata kundër gazetarëve, me përpjekje për politizim të KPM-së

24 prill 2024 | 16:18

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka theksuar se raporti i detajuar i “Freedom House” për lirinë e medies në Kosovë, liston një sërë problemesh me të cilat gazetarët dhe mediet janë ballafaquar gjatë vitit 2023 në Kosovë.

“Përkundër faktit që Kosova ka një peizazh divers mediatik, duke përfshirë televizione, një kanal publik televiziv, radio stacione, dhe disa portale online, në përgjithësi liria e fjalës dhe shprehjes ka qenë disi e kufizuar, me disa incidente dhe trende shqetësuese në vitin 2023. Shumë medie hezitojnë të përfshihen në mbulim kritik për qeverinë. Gazetarët dhe mediet kanë hasur në disa pengesa, duke përfshirë mungesën e sigurisë në veriun e tensionuar të Kosovës e deri tek fushatat denigruese të shpifjes nga qeveria, sulmet nga bizneset dhe kërcënimet e kohëpaskohshme të medieve sociale”, ka cituar AGK-ja raportin e “Freedom House”.

Më tutje, AGK-ja ka theksuar se në këtë raport përmenden edhe shifrat e sulmeve ndaj gazetarëve deri në tetor 2023, me 30 prej tyre që kanë ndodhur në veriun e Kosovës, në muajt maj dhe qershor.

Reagimi i plotë i AGK-së:

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në fshatin Llovcë të Gjilanit iu dha lamtumira e…