AGK-ja: Sivjet është rritur numri i rasteve ku gazetarët pengohen në punë 

03 maj 2021 | 12:27

Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka mbajtur konferencë për medie para Kuvendit të Kosovës.

Gazetarja Leonora Dalipi nga AGK-ja kanë thënë se edhe sivjet është rritur numri i rasteve ku gazetarët pengohen në punë.

“AGK-ja ua rikujton institucioneve detyrimin në respektimin e fjalës së lirë dhe krijimin e një sistemi të sigurt demokratik për të ushtuar profesionin e gazetarit”.

“Nga viti në vit shtohen atakimet e formave të ndryshme në drejtim të gazetarëve. Censura dhe varshmëria financiare e medieve vazhdojnë të pengojnë në të bërit gazetari objektive”.

“Nga ana tjetër, zvarritja e proceseve gjyqësore të sulmeve ndaj gazetarëve dhe dënimet simbolike vazhdojnë të mbetet pengesa kryesore në ushtrimin e profesionit”.

“Në adresë të AGK-së edhe sivjet është rritur numri i rasteve të raportimit për pengim në punë, ofendime, shantazhe dhe forma të tjera të presionit”, ka thënë Dalipi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar mediet në vendin…