“S’keni flokë në kry sa keni thënë se nuk ka tregti me kompani serbe”, Ymeri ironizon Kurtin për vendimin e fundit për energjinë

16 nëntor 2026 | 10:57

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndërprerjen e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë nga Serbia.

Ymeri ka ironizuar vendimin e fundit, duke kujtuar deklaratat e mëhershme se nuk kishte tregti të energjisë me kompanitë serbe.

“Ha-ha! More patriota, more patriota, s’keni flokë në kry sa keni thënë jo, s’është e vërtetë, nuk ka tregti me kompani serbe”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Ymeri i është drejtuar edhe kryeministrit, duke ngritur pikëpyetje se çfarë do të thotë Qeveria në Kuvend të enjten lidhur me këtë çështje.

Ajo ka theksuar se marrëveshja për tregtinë e energjisë elektrike ka nisur më herët, ndërsa ka paralajmëruar se Kosovën e pret edhe një dimër i vështirë.

“Faleminderit për konfirmim se tregti me kompani serbe ka pasur, por je shumë vonë dhe fare pa forcë me nxjerrë Kosovën nga kjo fajde”, ka deklaruar Ymeri.

Deputetja e LDK-së ka kritikuar vonesën e qeverisë në trajtimin e kësaj çështjeje, duke pretenduar se pasojat e marrëveshjes do ta dëmtojnë Kosovën edhe në të ardhmen.

“Fajde që ka me na dëmtu deri në ditën kur nuk je më në xhip”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka folur për mundësinë e…