Berisha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, shkak masa ‘detyrim paraqitjeje’
16 nëntor 2026
| 10:51
Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, është paraqitur para pak çastesh në Gjykatën e Posaçme për të zbatuar masën “detyrim paraqitjeje”.
Duke e konsideruar si një procedurë të zakonshme, ai ka hyrë i buzëqeshur në gjykatë, ku ka takuar edhe disa nga të pranishmit.
Berisha pritet të flasë për gazetarët në momentin e daljes nga ambientet e GJKKO-së, transmeton “Top Channel TV”.



