Agresioni ndaj Ukrainës, sanksioni i radhës që po përmendet nga Britania e Madhe ndaj Rusisë

26 shkurt 2022 | 16:48

Kryeministri britanik, Boris Johnson, thotë se ka folur sot pasdite me kryeministrin holandez Mark Rutte.

Ai tha se e falënderoi atë për “bashkëpunimin e tij të fortë” në Ukrainë dhe se ata diskutuan nevojën për “veprim urgjent” për përjashtimin e Rusisë nga Swift.

“Këtë pasite fola me @markrutte për ta falënderuar atë për bashkëpunimin e fortë në sigurimin e një furnizimi me ndihmë mbrojtëse për Ukrainën. Ne diskutuam për SËIFT dhe nevojën për veprim urgjent për të përjashtuar Rusinë. Mbretëria e Bashkuar dhe Holanda janë të bashkuara në dënimin tonë të sulmit të Putinit ndaj Ukrainës”, ka shkruar ai në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donjeta Muja shpall te pavlefshme diplomen dhe deftesat e SHMLM…