Aguero: Nuk erdha për para te Barça

10 shtator 2021 | 16:55

Gjatë programit Tu Diras të RAC1, Sergio Aguero ka bërë disa saktësime në lidhje me pozicionin e tij te Barcelona.

“Çdo lojtar do të donte të ishte këtu. E dija se klubi nuk ishte mirë ekonomikisht, por i kam thënë menaxherit tim se nuk më interesonin paratë”, ka thënë Aguero.

Argjentinasi ka theksuar përsëri: “Nëse do të kthehesha mbrapa, do të nënshkruaja përsëri për Barçën”. Aguero ka përgënjeshtruar edhe zërat që kanë thënë se ai ka kërkuar prishjen e kontratës pas lamtumirës së Messit: “Nuk i kam kuptuar njerëzit që kanë thënë se doja të largohesha nga Barça”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja kuq e zi me paraqitjet në ndeshjet e fundit…