Aguero planifikon t’i rikthehet futbollit

27 shkurt 2024 | 13:00

Në nëntor të vitit 2021, Sergio Aguero u detyrua të dilte në pension të parakohshëm në moshën 33-vjeçare.

Pasi iu bashkua Barcelonës nga Manchester City pak muaj më parë, sulmuesi argjentinas iu desh të varte këpucët pasi u zbulua se kishte një problem me zemrën.

Megjithatë, pak më shumë se dy vjet nga ai moment, Aguero mund të vendosë për rikthim të papritur në futboll. Gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” raporton se argjentinasit i është thënë nga një kardiolog se ka mundësi që ai të dalë nga pensioni dhe pas kësaj, ai u pa në një ndeshje midis Independiente dhe Racing Club në Argjentinë.

Mediet nga Amerika e Jugut raportojnë se Aguero ka një opsion për t’u rikthyer në futboll me Independiente, që tani menaxhohet nga ish-shoku i tij i skuadrës dhe miku i mirë Carlos Tevez.

Megjithatë, në këtë fazë, ende nuk është e qartë nëse ish-sulmuesi i Barcelonës do të marrë vendimin për t’u rikthyer në futboll.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juristja e të drejtës së medies, Flutura Kusari, ka njoftuar…