Ahmed Januzi, ylli i javës në Superligë

01 tetor 2021 | 15:44

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova , vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i javës”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

“Ylli i javës” i xhiros së 7-të në #BKTSuperligë është shpallur futbollisti Ahmed Januzi i KF Dukagjini (Klinë)

Januzi, përveç golit të shënuar, me paraqitjen e tij kontribuoi që skuadra e tij t’i gëzohet fitores në përballje me FC Drita.  Kjo ishte fitorja e parë e FC Dukagjini në këtë edicion të #BKTSuperliga 2021/22.

Çmimin “Ylli i javës” për sulmuesin e skuadrës nga Klina e dorëzoi Liridona Palushaj, asistent speciaiste për shërbime të klientëve, në BKT, Zyra Qendrore

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albumi i ri i Dafina Zeqirit i titulluar “Dafinë Moj”…