Ahmet Isufi: Kur duam mundemi

03 shkurt 2019 | 11:34

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se pas një seance maratonike dje, u finalizua një sukses i madh i obligimeve të Qeverisë në fillim të vitit 2019.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Ligji i pagave, Ligji i dialogut, Ligji i financimit të partive politike, Ligji i buxhetit, statuti i “Trepçës” tashmë janë pjesë e tërësisë së ligjeve të shtetit të Kosovës!

“Koordinimi i mirë i Qeverisë me Kuvendin e Republikës së Kosovës, serioziteti i deputeteve pa dallim bëri që të mbyllen pozitivisht këto ligje të nevojshme për qytetarët dhe funksionalizimin e shtetit tonë”, ka thënë Ahmet Isufi.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski thotë se u largua për…