Shahini: FMN godet fort: Kosova edhe në 2030 ndër vendet më të varfra në Evropë

21 prill 2026 | 10:46

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka reaguar më shqetësim të thellë lidhur me parashikimet e fundit të Fondi Monetar Ndërkombëtar, sipas të cilave Kosova edhe në vitin 2030 do të vazhdojë të jetë një nga vendet me të ardhurat më të ulëta për frymë në Evropë.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka vlerësuar se këto parashikime janë shumë serioz për ekonominë e vendit dhe tregojnë se rritja ekonomike nuk po përkthehet në mirëqenie reale për qytetarët.

“Ekonomia vazhdon të mbetet e varur nga konsumi dhe remitencat, ndërsa investimet produktive dhe mbështetja për bizneset vendore mbeten të pamjaftueshme. AKB kërkon nga institucionet e vendit ,ndryshim urgjent të politikave ekonomike ,rritje të investimeve kapitale, mbështetje reale për prodhimin vendor dhe eksportin, dhe përmirësim të klimës së investimeve”, ka theksuar Shahini.

Ai ka theksuar se parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar janë një pasqyrë serioze e realitetit ekonomik në Kosova.

“Pa reforma të thella dhe mbështetje të fuqishme për sektorin privat, vendi rrezikon të mbetet në fund të Evropës edhe në vitin 2030. Është koha për veprim të guximshëm dhe ndryshim të kursit ekonomik për bizneset dhe investitorët e Kosovës”, ka deklaruar Agim Shahini, kryetar i AKB-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, ka reaguar ashpër pas…