Ahmet Krasniqi do të rivarroset në Kosovë më 21 shtator 2018

22 dhjetor 13:17

Deputetët e grupit parlamentar të LDK-së, Anton Quni, Doruntinë Maloku, Vjosa Osmani dhe Armend Zemaj ia kanë dorëzuar ministrit të FSK-së, Rrustem Berisha, kërkesën për fillimin e procedurave për rivarrosjen e ish-ministrit të Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqit me rastin e 20- vjetorit të vrasjes së tij.

Kjo kërkesë e grupit parlamentar të LDK-së drejtuar ministrit Berisha është bërë me kërkesë të familjes Krasniqi dhe bashkëluftëtarëve të tij.

Ministri Berisha duke shprehur edhe respektin e tij si bashkëluftëtar i kolonel Ahmet Krasniqit, është zotuar se menjëherë do të nisë procedurat për organizimin e të gjitha ceremonive shtetërore në Kosovë dhe në atë të Shqipërisë, që do të kulmojnë me ceremoninë kryesore, atë të rivarrimit të Kolonel Ahmet Krasniqit, më 21 shtator 2018 në Kosovë.

Ish-ministri i Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi është dekoruar me urdhrat më të lartë të të dy shteteve, “Hero i Kosovës” dhe “Urdhri Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, për meritat e tij të veçanta dhe kontributin historik për liri dhe pavarësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Taip Ramadani e ka publikuar…