Ahmeti: Angazhim maksimal i Mjekësisë Primare në Prishtinë

24 mars 13:10

Kryetari i komunës së Prishtinës,Shpend Ahmeti, ka thënë se po bëhet angazhim maksimal i Mjekësisë Primare në kryeqytet për të përballuar situatën pas shfaqjes së pandemisë me koronavirus.

Në profilin e tij në “Facebook”, Ahmeti ka shkruar se këto institucione janë në kujdestari 24 orë në ditë dhe shtatë ditë në javë.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Angazhim maksimal i Mjekësisë Primare në Prishtinë

– Qendrat e Mjekësisë Familjare
– Qendra e Mjekësisë Urgjente

Me kujdestari 24/7 në:
1.Karantinën e Qendrës Studentore;
2.Tendën në oborrin e QKMF;
3. Qendra e Mjekësisë Urgjente me 4 ekipe;
4. Pika kufitare në Mutivodë;
5. Të gjitha QMF-të.

Ju lumtë të gjithë stafit shëndetësor për përkushtimin e madh në keto ditë të vështira!

#rriNshpi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kroaci situata e koronavirusit nuk është raportuar shumë tragjike.…