Ahmeti: Arritja e marrëveshjes LV-LDK, lajm i mirë nga Prishtina

02 shkurt 2020 | 13:41

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, e ka quajtur lajm të mirë arritjen e marrëveshjes në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Ai ka thënë se zgjedhja e institucioneve të Kosovës ka rëndësi të madhe për gjithë rajonin, duke shtuar se bashkëpunimi i BDI-së me qeverinë e re të Kosovës nuk do të mungojë.

“Lajme të mira nga Prishtina për arritjen e marrëveshjes për koalicionin midis LVV dhe LDK të arritur nga z. Kurti dhe z. Mustafa. Uroj ditë të mbarë nesër në Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhje të qeverisë së re të dalë nga rezultati i zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe vullneti i qytetarëve. Zgjedhja e institucioneve të Kosovës ka rëndësi të madhe për gjithë rajonin tonë dhe bashkëpunimi jonë nuk do të mungojë”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka raportuar para Këshillit të…