Ahmeti: Bislo ja ke huq prapë vëlla – prej qeverisë as që po pres më

28 nëntor 2020 | 17:02

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh ish-ministri i Financave, Besnik Bislimi, e ka quajtur pa substancë dhe zero Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike të Qeverisë Hoti.

Sipas tij, kreu i ekzekutivit i ka të gjitha mundësitë për ta bërë rimëkëmbjen ekonomike, por vetëm trurin nuk e ka.

Por ndaj tij ka reaguar kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Ahmeti shkroi “Bislo ja ke huq prapë vlla – se prej qeverisë as që po pres më”.

Më pas ai ka thënë se, investimet qeveritare janë zero, bizneset nuk guxojnë me investu pasi nuk presin asgjë, dhe qytetarët nuk shpenzojnë se s’kanë.

“Qeveria duhet me e bo atë që po e bën Prishtina shumëzuar për 100. Grante për biznese, investime kapitale në max, dhe shpërndarje e parave për krejt sektorët. Qytetarët do të shpenzonin më shumë se do të kenë, bizneset do të investojnë përtej granteve sepse presin ditë më të mira dhe investimet kapitale do të ishin direkt rritje e kërkesës agregate pa shkuar në konsum të importeve”, u shpreh Ahmeti.

Sipas tij, Qeveria duhet me e bë atë që po e bën Prishtina shumëzuar për 100.

“Grante për biznese, investime kapitale në max, dhe shpërndarje e parave për krejt sektorët. Qytetarët do të shpenzonin më shumë se do të kenë, bizneset do të investojnë përtej granteve sepse presin ditë më të mira dhe investimet kapitale do të ishin direkt rritje e kërkesës agregate pa shkuar në konsum të importeve”, shkroi Ahmeti.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Bislo ja ke huq prapë vlla – se prej qeverisë as që po pres më!

Në këtë krizë qeveria i ka dy qëllime – 1. Me e kthy besimin në ekonomi – ku bizneset investojnë e qytetarët shpenzojnë (e kundërta e tkurrjes) – pra me e hjek sikletin se ditë të zeza po na presin dhe 2. Me i mbrojt më të rrezikuarit mos me ra nën vijën e varfërisë.

Një qeveri në këtë kohë vec si qeveri nuk bon me mendu. Pra shteti duhet me e vendos vetën në këpucët e biznesit dhe të qytetarit. Në çfarë kushte një biznes do të investonte sot, dhe në çfarë kushtesh qytetari do të shpenzonte më shumë. Veç kur të mendoni ashtu, do ta kuptoni se çka po folni ju as për së afërmi nuk është zgjidhje. Zgjidhja e Keynesit për kërkesën agregate nuk ka të bëjë me mi gjet mu 900 euro kredi për me ble se nashta po pshtojmë, po me kthimin e besimit në ekonomi për me shpenzu më shumë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 108 vjetorin e Ditës së Flamurit, datë që përkon…