Ahmeti falënderon USAID-in për mbështetjen e projekteve të ndryshme

13 nëntor 2019 | 15:44

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka pritur në takim administratorin e USAID-it, Mark Green.

Ahmeti ka falënderuar Greenin për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) përmes projekteve të USAID-it dhe MCC-së për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj.

Në takim është diskutuar edhe qeverisja e mirë dhe bashkëpunimi me USAID-in në projektin TEAM-Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, përmes së cilës është duke u synuar përmirësimi i vazhdueshëm në prokurimin publik dhe menaxhimin e fondeve dhe shpenzimeve publike.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Eshref Memaj, ka marrë pjesë…