Ahmeti: Fehmi e Xhevë Lladrovci, figura të mëdha kombëtare

20 shtator 2018 | 13:48

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se Fehmi e Xhevë Lladrovci janë figura të mëdha kombëtare.

Ai në ceremoninë e inaugurimit të shtatores së Fehmi e Xhevë Lladrovcit në Drenas, ka thënë se këta dy heronj e pajisen me armë Drenicën dhe Kosovën.

“Duart e Fehmi e Xhevë Lladrovcit pajisen me armë njësitet këtu në Drenicë dhe gjithandej Kosovës”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka thënë se Fehmi e Xhevë Lladrovci nuk kanë lënë pasardhës, por sipas tij pasardhësit e tyre ishin të gjithë fëmijët e Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri dhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar …