Ahmeti i replikon asamblistit të LV-së që kërkon stolisje të kryeqytetit me flamur kombëtar

26 nëntor 2020 | 08:58

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka reaguar deklaratës së asamblistit të LV-së, Egzon Azemit, i cili ka kërkuar që qyteti të stoliset me flamurin kombëtar në prag të festës së 28 nëntorit.

Azemi kishte shkruar se nëse komuna nuk e fillon stolisjen e qytetit, këtë do ta bëjnë vetë qytetarët.

“Nëse Komuna e Prishtinës deri nesër nuk fillon stolisjen e qytetit me flamujt kombëtar, një gjë të tillë do ta bëjm vet, bashkë si qytetarë”, ka shkruar ai.

Ahmeti në anën tjetër ka thënë se kjo ide është e mirë, mirëpo janë duke punuar me menaxhimin e pandemisë.

“E mirë ideja! Ashtu kështu jena tu u marr me pandemi me staf më shumë se të përgjysmuar! Na me pandemi, e dikush me stolisje”, thotë ai, duke thënë se në festa kombëtare, qeveria e ka përgjegjësinë për t’i vendosur flamujt.

 

“P.S. Në festa kombëtare/nacionale, qeveria e cila ka përgjegësinë (më saktësisht protokolli i shtetit) kërkon ose ndihmën nga komuna ose kërkon që komuna që ti vendos flamujt. Deri dje nuk ka ardh kërkesë edhe pse sot thanë që gjatë ditës e kërkojnë”, ka shkruar Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë zhdukur dy të…