Ahmeti: Jemi në luftë me coronavirusin, të mos hapim vatra të reja të krizës!

09 prill 2020 | 15:35

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), përmes rrjetit social ka kërkuar vëmendje të shtuar rreth zjarrvënies në pyjet e Kosovës.

Mesazhi i plotë i Ahmetit:

Në ketë kohë kur puthuajse të gjitha institucionet e Kosovës, si ato qëndrore ashtu edhe ato lokale po mirren me luftimin pandemisë COVID-19, janë shqetësuese lajmet për zjarret e shumta fushore dhe pyjore, që po ndodhin ditëve të fundit në vise të ndryshme të Kosovës.

Këto zjarre në masë të madhe janë zjarrvënije të qëllimshme, apo të shkaktuara nga pakujdesia, e që përveç dëmeve të mëdha që po shkaktojnë në fusha bujqësore dhe në pyje, po rrezikojnë edhe vetë jetën e qytetarëve të vendit.

Qytetarë të nderuar, kur të gjithë jemi në luftë me virusin Corona, ju lutemi për kujdes, mos të hapim vatra të reja të rrezikut me zjarret, që rrezikojnë edhe vetë jetën e qytetarëve tanë!

Në ketë kohë kur puthuajse të gjitha institucionet e Kosovës, si ato qëndrore ashtu edhe ato lokale po mirren me…

Gepostet von Tahir Ahmeti am Donnerstag, 9. April 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KEDS-i ka njoftuar se do të ofrojë energji elektrike për…