Ahmeti ka një kërkesë të rëndësishme për Qeverinë dhe partitë politike

14 shtator 2018 | 12:18

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Shpend Ahmeti, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Integrimeve Evropian që urgjentisht të kontaktojnë qeveritë aleate dhe qeveritë e shteteve e ka njohur Kosovën të kërkojnë sqarime për votën kundër në Parlamentin Evropian për rekomandimin për heqjen e vizave.

Po ashtu, Ahmeti nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook” ka kërkuar nga partitë politike që t’i kontaktojnë partitë simotra evropiane për këtë çështje.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Një analizë e votimit të djeshëm të Parlamentin evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën tregon se konsensusi në Këshillin e Ministrave të BE-së do të jetë shumë i vështirë për t’u arritur.

1. Shumica e deputetëve të Spanjës, Greqisë dhe Qipros të cilat që nuk e njohin Kosovën si shtet, edhe shumica e deputetëve të Francës dhe Holandës kanë votuar kundër.

2. Deputetët e partive të djathta (ekstreme) të cilat udhëheqin me qeveritë e Italisë, Belgjikës, Austrisë dhe Danimarkës kanë votuar kundër.

3. Duke e marrë parasysh kontekstin e zgjedhjeve evropiane të majit 2019 dhe faktin se kemi telashe me 6 nga 10 shtetet më të mëdha të BE-së, tendenca mund të jetë që vendimi të shtyhet deri pas zgjedhjeve evropiane, kur BE do të jetë edhe më e ndarë dhe më e djathtë.

Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Integrimeve Evropiane duhet që urgjentisht të kontaktojnë qeveritë aleate dhe qeveritë e shteteve që na kanë njohur e që kanë votuar kundër për të kërkuar votën dhe sqarime.

Partitë në Kosovë duhet të kontaktojnë urgjentisht partitë simotra në rrjetet e tyre për të kërkuar mbështetje. Me socialdemokratët evropianë nuk do të jetë fare problem, por ne do t’i kontaktojmë për çdo rast.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSh), Ragmi Mustafa, është pritur…