Ahmeti lavdëron paraqitjen e Kurtit dje në dialog: Ishte super e mirë

20 korrik 2021 | 21:57

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka vlerësuar pozitivisht paraqitjen e kryeministrit Albin Kurti në vizitën e dytë të tij në Bruksel në nivel të lartë për dialogun Kosovë-Serbi.

Ahmeti, me anë të një postimi në llogarinë e tij në ‘Twitter’, e ka cilësuar si “super të mirë” paraqitjen e Kurtit në takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Paraqitja e Kosovës – Albinit dje në dialog ishte super e mirë. Më e mirë se sa punët qysh i kemi si shtet!”, ka shkruar tutje ai.

Ndryshe, Kurti përgjatë ditës së djeshme mbajti takim me ndërmjetësimin e BE-së me Vuçiqin për çështje të dialogut, për çka patën mos-pajtime.

Kryeministri Kurti ka thënë se presidenti serb ka refuzuar të nënshkruajë Deklaratën e Paqes për shkak të togfjalëshit “përballje me të kaluarën”.

Në Deklaratën e Paqes, ndër të tjera, përfshihej zotimi mes Kosovës dhe Serbisë që të mos e sulmojnë ushtarakisht njëra tjetrën. Po ashtu, në dokument përmendej edhe njohja reciproke si rezultat i marrëveshjes finale Kosovë-Serbi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
H.S, 58 vjeç, vdiq pasditen e sotme pasi u aksidentua…