Ahmeti liron Jonuz Salihajn e AAK-së nga detyra e drejtorit të Arsimit në Prishtinë

19 shkurt 2019 | 17:59

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka liruar nga pozita e drejtorit të Arsimit në këtë komunë, Jonuz Salihaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj komune, Adonis Tahiri. “Me kërkesë të partnerit të koalicionit (AAK), z. Salihaj është liruar nga detyra që i është caktuar në fillim të këtij mandati.”, ka thënë Tahiri për “RTV21”.

Me lirimin nga detyra të Jonuz Salihajt, numri i drejtorive pa drejtor në Komunën e Prishtinës ka shkruar në tri, pas asaj të Kulturës dhe Kadastërit.

Në nëntorin e vitit të kaluar, Shpend Ahmeti kishte shkarkuar Nora Kelmendin nga Lëvizja Vetëvendosje nga pozita e drejtoreshës së Kadastrit. Ku pas këtij vendimi, kishte dhënë dorëheqjeje edhe Yll Rugova, i Vetëvendosjes, i cili udhëhiqte Drejtorinë e Kulturës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vitin e njëmbëdhjetë të ekzistencës së saj si shtet…