Ahmeti mohon se ka përçarje në Lëvizjen Vetëvendosje

11 dhjetor 2017 | 23:18

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti pas mbledhjes së kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje ka konfirmuar që është një mbledhje e zakonshme e cila po vazhdon ende dhe nuk do të ketë diçka të jashtëzakonshme, njofton “Klan Kosova”.

Ai ka thënë se në mbledhje gjëja kryesore ishte diskutimi për aktivistët e dënuar të Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa ka theksuar se nuk ka qenë në fokus deputetja Aida Dërguti për të cilën ka thënë se nuk do të merren masa ndëshkuese.
Ahmeti ka hedhur poshtë mundësinë e përçarjes së Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),…