Ahmeti: Nga 140 testime mesatarisht 40 raste pozitive me Covid-19

30 dhjetor 2020 | 23:03

Kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në “Facebook” ka bërë të ditur se nga 140 testime mesatarisht janë 40 raste pozitive në kryeqytetin e Kosovës.

Ai ka shtuar se, “po ashtu tashmë Komuna e Prishtinës si duket e vetmja në Kosovë tashmë ofron testin D-Dimer falas për ta lehtësuar koston për qytetarët. Edhe pak! Tuneli ka fund!”.

Postimi i plotë:

Sot e provova vetë testin antigjen të shpejtë Covid që Komuna ka filluar para dhjetë ditëve. Rezultat pas 20 minutave me saktësi të lartë dhe i lehtë për tu administruar. Rreth 140 teste në ditë po bëhen me udhëzim nga mjeku. Mesatarja nga 130-140 teste është 35-40 pozitive.

Po ashtu tashmë Komuna e Prishtinës si duket e vetmja në Kosovë tashmë ofron testin D-Dimer falas për ta lehtësuar koston për qytetarët.

Edhe pak! Tuneli ka fund!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës,…