Ahmeti për hedhjen e fishekzjarrëve: Komuna nuk lëshon leje për fishekzjarrë

14 korrik 2018 | 19:25

Banka komerciale ‘ProCredit Bank’ ka organizuar një koncert që pritet të mbahet sonte në qendër të Prishtinës, përkatësisht në parkun brenda oborrit të Bibliotekës Kombëtare.

Pas këtij evenimenti, ku është planifikuar të performojë këngëtarja Elvana Gjata, organizatorët kanë paralajmëruar një spektakël të zhurmës e dritave, pasi do të ndizen rreth 1 mijë kilogramë fishekzjarrë. Për këtë ka reaguar edhe kryetari i prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ndaj këtij veprimi të paralajmëruar për të shtunën në mbrëmje kanë reaguar disa grupe që punojnë për mbrojtjen e ambientit, asambleistë nga opozita në Prishtinë e qytetarë të ndryshëm, të cilët janë shprehur kundër një organizimi të tillë, duke thënë që fishekzjarret shkaktojnë zhurmë e dëm të madh në ambient. I fundit ka reaguar edhe kryetari, Shpend Ahmeti.

Reagimi i plotë i kryetarit Ahmeti:

Sa për sqarim edhe njëherë

Komuna e Prishtinës nuk lëshon leje për fishekzjarre sepse nuk ka kompetencë. Po e bashkangjes edhe ligjin edhe lejen që e kemi lëshu për koncertin.

Çdo vit ProCredit organizon koncertin e përvjetorit me artistë të njohur dhe çdo vit ne kemi lëshuar pëlqimin me kushtin që të marrin lejen e Universitetit te Prishtinës. Për mjete piroteknike i kemi drejtuar tek MPB dhe policia sic e kërkon Ligji.

Në Prishtinë, PCB ka financuar dy parqe të mëdha, në Dardani dhe Heroinat. Për këtë, i falenderojmë.

Edhe në këtë rast Prishtina do të ishte falenderuese nqs paratë e fishekzjarreve do të mund të shpenzoheshin për mbjellje të drunjve shtesë.

I përkrahim iniciativat qytetare por do të ishte mirë që të niset një e përgjithshme për mjetet piroteknike. Mjafton të bëhet një hulumtim për importin e mjeteve dhe po ashtu për lejet që lëshohen për çdo javë. Dhe të krahasohen edhe me shtetet e tjera.

Por, nuk mund ti kuptoj shpifjet e ish kolegëve të mi që çdo ngjarje mundohen me keqpërdor për sulme. Vitin e kaluar kanë qenë 3000 kg në evenimentin e njejtë ku edhe kanë qenë nëpër drejtori dhe nuk ka pas asnjë reagim. Sivjet për 1000 kg nuk lanë fjalë pa shpif.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gani Imeri, ish-komandant në Zonën Operative të Shalës dhe një…