Ahmeti pret në takim komandantin rajonal të KFOR-it, kolonelin Eric Riley

15 shtator 14:46

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka pritur sot në takim komandantin rajonal të KFOR-it, kolonelin Eric Riley.

Ahmeti e Riley në këtë takim kanë diskutuar për situatën me Covid, sigurinë dhe bashkëpunimit në mes KFOR-it dhe Komunës së Prishtinës.

“Në takim diskutuam për situatën dhe ndikimin e pandemisë Covid-19, situatën politike e gjendjen e përgjithshme të sigurisë. Po ashtu, diskutuam edhe për projektet komunale dhe mundësitë e bashkëpunimit në mes KFOR-it dhe Komunës së Prishtinës”, ka thënë Ahmeti pas këtij takimi.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Avdullah Hoti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Besnik Tahiri dhe…